Adele dhe i dashuri i saj i ri, Rich Paul kanë rreth disa muaj që po dalin bashkë , konfirmoi një burim për “People”. Dyshja u shfaq publikisht në ndeshjen finale të NBA, ku tërhoqi vëmendjen e mediave rozë.

“Nuk është shumë serioze, por po kalojnë mirë. Kanë miq të përbashkët, kështu që është e këndshme. Ajo po kënaqet dhe po del më shumë. Nuk është aq e rezervuar si në kohën kur ishte e martuar”, tha burimi.

Në të vërtetë, Adele ka qenë më prezente në jetën publike pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti Simon Konecki në vitin 2019. Vjeshtën e shkuar u përfol lidhja e saj me reperin britanik Skepta, ndërsa ka përqafuar edhe mundësitë e reja të karrierës së saj, si drejtuese e “Saturday Night Live” gjatë Tetorit të kaluar.

Një prej miqve të saj tha se “Adele ka në plan të publikojë këngë të reja, por po pret kohën e duhur”. Momentalisht, këngëtarja po shijon jetën dhe lumturinë e saj./tvklan.al