Festat e miqve të njohur duket se janë i vetmi burim për t’u shfaqur në publik për çiftin e njohur Adele dhe Rich Paul.

Pasi bënë publike lidhjen e tyre para një muaji, së fundmi ata janë fotografuar në festën e ditëlindjes të Savannah James të premten. Ajo që u spikat nga ndjekësit është kombinimi i veshjeve të tyre.

Fituesja 33-vjeçare e shumë çmimeve Grammy mbante veshur një fustan te gjatë sensual që tregonte format perfekte të trupit , të hapur në pjesën e sipërme dhe flokët që i binin mbi shpatulla.

E fotografuar duke dalë këmbëzbathur nga ambientet e festës duket sikur Adele ka zgjedhur një stil paksa dramatik për pamjen e saj.

Nga ana tjetër, biznesmeni i industrisë së sporteve është kombinuar me veshje në ngjyrë të zezë duke plotësuar pamjen provokuese të partneres së tij.

Pavarësisht se janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit amerikan, ata nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, por kanë nxituar për tu larguar, teksa Adele shihet duke mbuluar fytyrën.

Burime të afërta të çiftit kanë konfirmuar që lidhja e tyre është e zakonshme dhe nuk ka arritur në një status serioz, por të dy janë të lumtur në praninë e njëri-tjetrit.

Gjithashtu, marrëdhënia e tij me djalin e Adele, Angelo duket se qenka e ngjashme me atë të dy shokëve të ngushtë.

Këtë e vërteton edhe zhvendosja e tyre së bashku në Los Angeles. /tvklan.al