Ata shijuan një darkë romanike në qytetin e  New York

Këngëtarja Adele dhe partneri i saj Rich Paul, kanë konfirmuar romancën e tyre. Së fundmi, ata të dy janë parë dhe fotografuar bashkë gjatë një takimi romantik së bashku me një çift tjetër në Neë York. Në fotot e siguruara nga britanikja “The Sun” Rich shihet duke i hedhur dorën rreth shpatullave Adele.

Adele ishte disa ditë më parë në finalen e NBA për të parë të dashurin e saj .Të dy ata u panë  përkrah njëri-tjetrit . Një burim i tha The Sun asaj kohe se ata shoqërohen edhe me persona të tjerë por qartazi ata sillen tashmë si një çift.

Ajo dukej e mahnitshme teksa mbante të veshur një bluzë të firmës Balaenciaga ngjyrë të zezë kombinuar me një palë xhinse të grisura shoqëruar me taka të larta.

Në daljet e saj të para publike, Adele ka deklaruar se për të pamja e jashtme nuk ka shumë rëndësi, por gjërat për të  kanë  ndryshuar së tepërmi pasi këngëtarja është dobësuar aq shumë saqë vështirë se mund të  njihet.

Klan News