Shitjet më të larta në javën e parë për një këngë në pesë vjet

Adele ka arritur në krye të top-listave me këngën e saj të rikthimit “Easy On Me”, me shitjet më të larta të javës së parë për një këngë në pothuajse pesë vjet. Kënga e parë nga albumi i saj i ardhshëm “30” shiti 217,300 kopje në Mbretërinë e Bashkuar, pak më pak se kënga e Ed Sheeran “Shape Of You” që shiti 226,800 kopje në Janar të vitit 2017.

Shifrat momentale do të ndihmojnë në përtëritjen e industrisë së muzikës britanike pas 18 muajsh në krizë për shkak të pandemisë, me këngën që gjithashtu grumbullon një rekord prej 84.9 milionë dëgjime në Spotify në një javë në mbarë botën, shkruan The Sun.

Coldplay ka qenë një tjetër akt kyç në një javë të suksesshme për muzikën, me albumin e tyre “Music of the Spheres” duke u bërë albumi më i shitur i vitit 2021 deri më tani, me 101 mijë kopje. Albumi i ri i shumëpritur i Adele “30”, lancohet me 19 Nëntor, këngëtarja deklaroi se në album ka përfshirë ndjenjat pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki. Ndërkohë, Adele planifikon të kthehet në Britani muajin e ardhshëm, ku pritet të prezantojë me familjen e saj të dashurin e ri, Rich Paul.

Klan News