Adele ndihet “e lirë”

Adele ndihet “e lirë”

23:00 15/09/2019

Këngëtarja britanike Adele, ka bërë një kërkesë zyrtare në një gjykatë në Los Angelos, për shkurorëzimin nga ish – bashkëshorti i saj. Krahas kësaj, ajo ka kërkuar kujdestarinë e djalit Angelo, pas kërkesës për divorc nga Simon Konecki.

Sipas mediave ndërkombëtare, këngëtarja dhe tekstshkruesja është në përpjekje e sipër për të siguruar një marrëveshje kujdestarie. Nisur nga ky fakt, edhe kompozitori Koneki është i gatshëm të rregullojë financat në ndërmjetësim, për të mos e lënë djalin në duart e Adele.

Gjithashtu, ka pretendime se çifti ka rënë dakord që të ndahen zyrtarisht dhe të kërkojnë kujdestari të përbashkët ligjore, por edhe fizike për djalin e tyre, informacion ky që bie ndesh me deklaratat e tyre, por nuk vihet në diskutim që ata duan më të mirën për Angelon.

Referuar “Mirror”, Adele po e kapërcen lehtë ndarjen, pasi ajo është shprehur se ndihet e lirë dhe po hedh hapa të tjerë në jetë. Pritet që lidhja e tyre të marrë fund zyrtarisht shumë shpejt.

Dyshja u takuan për herë të parë në 2011, dhe kishin preferuar ta mbajnë marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes.

Klan Plus

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT