Këngëtarja e njohur Adele e ka nisur vitin 2020 e lumtur dhe me shumë kilogramë më pak…

Ajo është fotografuar teksa kalon kohë me miqtë e saj në plazhin Anguilla, ku bie në sy ndryshimi i saj drastik në peshë.

Adele u shfaq për herë të parë në publik pas ndryshimit të madh fizik në festën e ditëlindjes së Drake në tetor, vetëm disa javë pas divorcit nga bashkëshorti Simon Konecki.

Por fotot të cilat kanë qarkulluar në rrjet, nuk janë pritur dhe aq mirë nga fansat të cilët kanë komentuar se rënia nga pesha e ka bërë atë të duket më e vjetër dhe jo aq e bukur sa dukej më parë.

Por kjo sigurisht nuk e shqetëson këngëtaren, e cila theks i ka vënë linjave trupore dhe shëndetit të mirë. /tvklan.al