Adele performoi në Hyde Park në Londër, koncerti i saj i parë pas pesë vjetësh mungesë.

Këngëtarja dhe kantautorja britanike u ngjit në skenë ku interpretoj disa prej hiteve të saj nga albumi i fundit “30”, i cili mbajti vendin e parë në platformat muzikore gjatë gjithë muajt Nëntor të vitit të kaluar.

Ajo këndoi për dy orë për  për 65,000 fansa. “Është kaq e çuditshme të jesh përsëri para një turme”, u tha ajo atyre.

Në Janar, Adele e përlotur shtyu një seri koncertesh në Las Vegas, sepse gjysma e ekipit të saj ishte me COVID-19.

Ajo kishte planifikuar të fillonte “Weekends with Adele”, për rreth tre muaj rresht në hotelin Caesars Palace në atë që do të shënonte paraqitjet e saj të live që nga viti 2017.

Organizatorët ende nuk i kanë bërë të ditur datat e reja për “Weekends with Adele”. Albumi, i katërti i Adelës, ishte i pari i saj në gjashtë vjet që nga çmimi Grammy i vitit 2015. E njohur për baladat e saj për dhimbjen dhe nostalgjinë, Adele tha se shkroi “30” për t’i shpjeguar divorcin djalit të saj të vogël.

Klan News