Ajo nuk rresht kurrë së befasuari publikun e saj, duke bërë lajm jo vetëm me performancat skenike, por dhe me një karaoke të thjeshtë.

Adele, këngëtarja britanike, që ka thyer të gjitha rekordet, ka kënduar ‘live” ndërkohë që ishte brenda një makine, që vijonte të ecte në rrugët e Londrës.

E ftuar nga prezantuesi britanik, James Corden, në rubrikën e tij “Carpool Karaoke”,  27 –  vjeçarja e hitit “Hello” ka kënduar dhe folur në një intervistë në një ambient krejt ndryshe nga studiot televizive.

Veç këngës “Hello”, Adele ka kënduar dhe shumë hite të tjera të saj, si “Someone like you”, etj.

E njohur për humorin e saj, Adele ka interpretuar së bashku me prezantuesin edhe një version gazmor të këngës “Wannabe” nga Spice Girls.

Por veçanërisht shumë argëtuese ka qenë dhe performanca e saj si repiste me vargjet e hitit “Monster” nga Nicki Minaj. /tvklan.al