“Easy on me” publikohet më 15 Tetor, në albumin “Përjetime nga jeta personale”

Epoka e re e Adele  po afron, prandaj këngëtarja  ka njoftuar fansat për datën e saktë të publikimit  të këngës së shumëpritur nga publiku, e cila njëkohësisht shënon rikthimin e saj në muzikë, “Easy On Me”.

Ylli i hitit “Hello” dhe “Someone Like You”  postoi një fotografi promovuese të projektit në rrjetet sociale, ku shfaqet profili mahnitës i këngëtares në bardh e zi, ilustruar me emrin e këngës dhe datën e publikimit të saj.

Postimin, Adele e shoqëroi me disa informata shtesë ku shkruante: “Easy On Me” publikohet më 15 Tetor, në mesnatë në Mbretërinë e Bashkuar”.Fituesja e shumë çmimeve “Grammy” ndër të tjera ka bërë me dije se kjo do të jetë kënga e parë nga albumi i saj i ardhshëm, e cila po ashtu do të shoqërohet me videoklip.

Ylli britanik duket se ka vendosur që në albumin e ardhshëm të eksplorojë përjetimet e viteve  të fundit në jetën personale dhe mezi pret që fansat e saj besnik t’i dëgjojnë këngët e reja.

Klan News