Performanca hapëse e natës së sotme në “X Factor Albania” nga Ingridi mori kritika nga anëtarët e jurisë, veçanërisht nga Adi Krasta.

Ingrid këndoi “Ancora” nga Mina, por Adi tha se diçka nuk shkoi mirë. I pyetur nga Alketa nëse i pëlqeu performanca, Adi ishte i prerë “Jo”.

Më tej në argumentimin e tij shtoi:

“Kjo është këngë e madhe se e këndon Mina, përndryshe është mjaft e rrezikshme. Ka shumë oktavë si këngë. Ti je këngëtare shumë e mirë. Por nëse do isha si ti do bëja analizë të inteligjencën emocionale. Kur të shkosh pas skene bëj një analizë se çfarë nuk shkoi si duhet!”, tha Adi.

Me kritikën e Adit ra dakord edhe Arilena, e cila shtoi se nuk do tregohej aq e ashpër, por i bashkohet atyre që ai tha./tvklan.al