Gazetari dhe prezantuesi i njohur Adi Krasta ishte një prej të ftuarve të kësaj puntate të parë të “Në Kurthin e Piter Pan 4”. E teksa jemi mësuar ta dëgjojmë të flasë shpeshherë për çështje serioze dhe me interes në televizion, kësaj here njohëm një anë ndryshe të tij.

Odisi, një prej gazetarëve të vegjël të këtij edicioni, e pyeti Krastën se çfarë këshillash i ka dhënë babai i tij. Krasta tregoi që i ati i ka kërkuar të mos bëhet mjek si ai. Në fillim, gazetari tregoi se e ka marrë inat babain për këtë fakt.

Një tjetër këshillë që Krasta ka marrë nga babai dhe që e tregoi në Tv Klan këtë të hënë ishte që “të bëhej një njeri i mirë”.

Odis: Unë kam dëgjuar që babai yt ka qenë doktor. Çfarë këshillash të ka dhënë ai?

Adi Krasta: Mos u bë mjek. Në atë kohë e mora shumë inat, ndërsa më vonë ishte një mjek që kur unë isha me temperaturë nuk nxitonte që të bënte ato gjilpërat me antibiotikë, por thoshte hë prit një çikë nëse të ulet., Nëse të ngrihet temperatura, merr një aspirinë. Nuk nxitonte për të trajtuar me atë psikozën e madhe që unë di shumë dhe tani je në dorën time dhe fati yt është i përcaktuar.

Alketa Vejsiu: Cila është një këshillë e artë që mund ta nënvizosh nga ato që të ka mësuar babai gjatë jetës, që ti e ke ndarë me fëmijët e tyre.

Adi Krasta: Kur ai ishte shumë sëmurë dhe dukej që ishte në vitet e fundit të jetës, ka bërë një përballje shumë të gjatë me sëmundjen e vet, mua më ftuan në një emision televiziv ku nuk doja të shkoja dhe u bëra një kush shumë të vështirë atyre njerëzve të organizimit dhe produksionit, e u thashë, ‘vij nëse janë 4 njerëz në Shqipëri’, dhe këta ishin Aurel Plasari, Ylli Pepo, Virgjil Kule, Maks Velo, ‘po të më japin ata një mendim profesional për mua’ u thashë dhe po t’i merrni një intervistë prindërve të mi unë do të vij. Më kujtohen të gjithë këta njerëz, për hir të së vërtetës, folën fjalë të mira, por im atë kur gazetarja, ka qenë Alba Sulaj, që i tha ‘çfarë do t’i thoje Adit gjithmonë’. Ai u mendua e tha ‘po të jetë njeri i mirë’, si me thënë të jesh njeri i mirë është ajo lufta ultimative që bëhet në një jetë të gjatë. /tvklan.al