Gjykata Administrative shfuqizoi sot gjobën e vendosur nga Bashkia e Tiranës, për Partine Demokratike për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së 8 dhjetorit 2015.

Kjo gjykate e cilësoi të paligjshme gjobën me vlerë 16.3 milion lekë që Bashkia e Tiranës i vuri selisë blu, duke lënë në fuqi vetëm një gjobë prej 20 mijë lekësh ndaj PD-se, për ndotje të ambientit gjatë protestës.

Në lidhje me gjobën e vënë ndaj Partisë Demokratike ka një hetim edhe nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Kjo e fundit, pas denoncimit të bërë publik nga ish-punonjësi i Policisë bashkiake Besmir Karaj, se i ishte falsifikuar firma e vendosur në fletë-gjobën ndaj Partisë Demokratike./tvklan.al

12239895_10153798397051926_1386931844762713599_n