Marte ka një hotel në Shëngjin dhe për të bërë disa punime dhe ka bërë një marrëveshje me Pashkun. Gjatë rrugës, Pashku pretendon se ka pasur disa probleme. Ai është administrator i hotelit dhe tani dëshiron që të tërhiqet nga ku administrim për shkak të problemeve që po has.

Pashku: Në fund të Tetorit të vitit të kaluar më thërrasin, kjo dhe motra e saj dhe më thonë do e lyejmë brenda, marr punëtorët e filluam punën që të nesërmen. Përfundoi hoteli, likuidojnë paratë, në rregull. Më thotë a do shtrojmë dhe këtë sheshin me gurë përpara, a shtrohen këto pllaka këtu etj dhe i thashë po bëhen. Vajtën nja 6-7 milion të vjetra i likuidoi prapë ato. Më thotë prapë do bëj sallën me tavan të varur, me gips, me ndriçim.

Eni Çobani: Pra ju do ndryshonit komplet hotelin apo jo?

Pashku: Komplet. I thashë këto punë janë shumë, do ulemi të bëjmë një llogaritje se nuk e di ku jam me puntorët sa kohë duhet. Përfundimisht shkuan mbi 40 mijë euro, më thotë rreth 30 mijë euro i kam, por kur të mbarosh do i gjej dhe të tjerat se mi ka njëri borxh në Tiranë. Pastaj më thotë, meqë ai nuk i ka paratë a bëjmë një marrëveshje bashkë që ti ta marrësh hotelin ta punosh gjatë sezonit të verës sepse unë do iki në Itali, nxjerr paratë e tua dhe rashë dakort.

Pashku tregon se Marte i dha disa letra që kishte marrë nga bashkia dhe të shkonte tek një firmë të pyeste se ku likuidohen paratë për një pjesë të territorit para hotelit ku vendosen shezlonet. Pasi del nga zyrat e merr dikush në telefon dhe i thotë se çfarë punë ka ai me atë trotuar sepse është i tij.  Pashku tregon se ajo nuk ka të drejtë që t’i vendosë shezolnet para lokalit të saj sepse lejen e ka marrë dikush tjetër.

https://youtu.be/YNHKcuhzcjo

Ai shprehet se nuk mund të nxjerrë dot 10 mijë euroshin këtë sezon sepse pandemia ka kufizuar shumë gjëra dhe hoteli nuk mund të vendosë shezlonet para hotelit.

Marte tregon se i ka vdekur një vajzë 20 vjeç në Itali, më pas ajo dhe bashkëshorti kanë birësuar një djalë që tani është 10 vjeç. Pasi i vdiq burri, Marte tregon se njerëzit e burrit i janë kundërvënë sepse nuk e duan djalin e birësuar dhe dëshirojnë që t’ja marrin pronat që i ka lënë burri asaj dhe djalit.

Zoti Pashk e akuzon Marten pse nuk i ka treguar për problemet që ka me fisin e burrit sepse ai tani ka probleme me hotelin dhe nuk dëshiron që të hyjë në konflikt me asnjë njeri. Ndërsa Marte shprehet se po lufton për të drejtën e saj me gjyqe. I bindur për të hequr dorë nga marrëveshja që ka bërë me zonjën Marta, Pashku shprehet se nuk dëshiron që të administrojë hotelin sepse nuk do të ketë konflikte me asnjë dhe 10 mijë Euro që ajo i ka borxh t’ja kthejë kur të mundet. Eni Çobani pranon publikisht që do i ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj çështje në mënyrë ligjore dhe i kërkon që të vazhdojë këtë marrëveshje sepse edhe zonja Marte ndodhet në një udhëkryq. /tvklan.al