Këgëtarja e njohur Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen. Përmes një fotoje në Instagram ajo ka uruar veten duke zbuluar kështu edhe moshën e saj. Në foto këngëtarja shihet mjaft energjike dhe në super formë.

 “Sot 46. Dikur në çdo Tetor të ri i vendosja vetes disa pikësynime. Tani jo më!
E vetmja gjë që dua është të jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën pranë vajzave të mija, t’i shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë për mua. Të jem pranë familjes time e të vazhdoj të jap tek ju dhuratën me të cilën më pajisi Zoti, këngën, muzikën.
Ky nuk eshte pikësynim. Kjo është dëshirë. Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe.

Prandaj i thonë “çdo gjë vjen me moshë”, tani vonë e kam kuptuar. Adoleshente përjetë”, ka shkruar Aurela Gaçe. /tvklan.al