Përdorimi i alkoolit po shndërrohet në trend për adoleshentët dhe mes përdoruesve shënohen tashmë edhe 14 – 15 vjeçarë. Shefi i shërbimit të Duhanit dhe Alkoolit në Institutin e Shëndetit Publik, Roland Shuperka shprehet se nuk respektohet ligji për mbrojtjen e të rinjve nga produktet e alkoolit.

“Sot të rinjtë e gjejnë lehtësisht alkoolin edhe pse ligji e ndalon shitjen e alkoolit nën 18 vjeç. Problem më shumë për adoleshentët janë festat që bëhen për mbylljen e vitit shkollor.”

Sipas specialistit të ISHP, më problem varësinë ndaj alkoolit e kanë moshat mbi 50 vjeç.

“Moshat që kanë më shumë problem përdorimin tej normave të alkoolit janë personat mbi 50-vjeç. Faktor për varësinë që krijojnë këta persona është mos suksesi në jetë, në punë në familje.”

Sa i përket statistikave të përdorimit të alkoolit, Shuperka thotë se:

“1.5% e personave mbi 15 vjeç janë të alkolizuar dhe kanë nevojë për kujdes shëndetësor. 5% pinë alkool mbi norma dhe kanë nevojë për këshillim nga mjeku i familjes pasi janë të rrezikuar shumë të shkojnë te pjesa e 1.5% që janë të alkolizuar. 14% pinë alkool pa respektuar normat ndërsa pjesa tjetër e popullsisë mbi 75% pinë alkol të moderuar ose nuk pinë fare.”

Klan Plus