Dy adoleshentë 18 dhe 19 vjeç janë arrestuar në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishin premtuar se do t’i ndihmonin për të kaluar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Dy adoleshentët, Mateo Zhgjuni 19 vjeç dhe S.O. 18 vjeç kishin rënë dakord t’u merrnin 1200 Euro secilit prej emigrantëve.

Bashkë me ta u arrestua edhe një adoleshent i tretë, Mensur Bici 18 vjeç, i cili udhëtonte me makinë përpara tyre për të kontrolluar rrugën nëse kishte patrulla policore.

Policia thotë se ai mbikëqyrte rrugën me një automjet “Range Rover” që e drejtonte pa patentë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Pogradecit për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. /tvklan.al