Sipas një studimi të ri, adoleshentët më të lumtur kalojnë maksimumi vetëm një orë në ditë në rrjetet sociale apo duke përdorur smartfonin e tyre. Sondazhi i bërë me një grup adoleshentësh nga mosha 13 deri në 18 vjeç, zbuloi se mungesa e ndjenjës së lumturisë fillon të rritet pas më shumë se një ore të shpenzuara përballë ekranit të pajisjeve digjitale, ndërsa ata që kalonin kohë në aktivitete të tjera si sport apo daljet me miqtë ishin më të lumtur.

Megjithatë, studiuesit në Universitetin e San Diego thonë se nuk është e këshillueshme që rrjetet sociale të shmangen plotësisht pasi kjo gjithashtu është e lidhur me mungesën e lumturisë. Sondazhi përfshinte pyetje rreth kohës që ata kalonin në telefonata, tabletë dhe kompjuterët e tyre, si edhe pyetje rreth ndërveprimeve të tyre shoqërore dhe lumturisë së tyre të përgjithshme.

Sipas studimit të publikuar nga

The Telegraph

, sytë e të cilëve janë gjithë kohën mbi smartfonet e tyre, janë dukshëm më të palumtur. Duke parë tendencat historike nga të njëjtat grupmoshe që nga vitet ‘90, studiuesit zbuluan se përhapja e pajisjeve digjitale me kalimin e kohës shkon në një proporcion të drejtë me rënien e lumturisë. Në mënyrë të veçantë, lumturia e të rinjve, dhe vetëvlersimi pësuan rënie në 2012, vitin e parë që numri i njerëzve në Amerikë që zotëronin një smartfone tejkalonte 50 përqind./tvklan.al