Së bashku me parandalimin e përhapjes sëmundjes dhe vdekjeve, vaksinat e Covid-19 mund të frenojnë “evolucionin e shfrenuar” të varianteve të reja, mutacioneve duke krijuar antitrupa.

Adoleshentët kanë kuptuar se një pije freskuese mund të përdoret për të falsifikuar një test pozitiv ndaj Covid-19. Studiuesit kanë paralajmëruar shkollat dhe grupet e tjera të jenë të vetëdijshëm për këtë fakt.

Prej 1 Korrikut videot e ngarkuara në rrjete sociale me përshkrimin “fakecovidtest” (test i falsifikuar i covid), ku shfaqen të rinj që aplikojnë lëngje të ndryshme në testet e shpejta të antigjeneve Covid-19 janë parë miliona herë.

Këto lajme dhe raportime të tjera kanë bërë që studiuesit në Universitetin e Liverpool në Mbretërinë e Bashkuar të analizonin efektet e pijeve freskuese dhe ëmbëlsuesve artificialë.

Nga provat e kryera, katër ëmbëlsuesit kanë rezultuar negativë në testet e shpejta, ashtu si uji i burimit. Ndërsa 10 nga 14 pijet freskuese kanë rezultuar “pozitive” pa ndonjë lidhje të dukshme me përbërësit e pijeve.
Nga muaji Mars shkollat në Mbretërinë e Bashkuar u kanë kërkuar nxënësve pa simptoma të bëjnë testin dy herë në javë. Një test pozitiv bën që një klasë e gjithë të izolohet në shtëpi.

Ata rekomandojnë që testet të kryhen në mëngjes, para konsumimit të ushqimeve apo pijeve të ndryshe dhe nëse është e mundur të vëzhgohet.

Nëse përdoren siç duhet testet e shpejta japin rezultate të besueshme. Testet PCR mbeten më të saktë në diagnostifikimin e infeksionit, por koha, transportueshmëria dhe kostot e testeve të shpejta ulin rrezikun e humbjes së identifikimit të rasteve pozitive me Covid.

Përshtatur nga Reuters /tvklan.al