“Përdorimi i rrjeteve sociale po gjen një shtrirje të gjerë tek adoleshentët. Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik thekson se vajzat përdorin gjerësisht rrjetet social ndërsa djemtë lojërat të ndryshme”.

Për ekspertët qëndrimi për një kohë të gjatë në rrjete sociale apo lojëra online krijon varësi dhe ndikon në shëndet dhe arritjet shkollore, duke sjellë një përdorim problematik të teknologjisë. Shqipëria qëndron ën vend të 4 për përdorim problematik të rrjeteve sociale

Genta Qirjako, specialist ISHP: Studimi i sjelljeve shëndetësore të fëmijëve të moshës, 11, 13 dhe 15 vjeç i mbështetur në Shqipëri nga UNICEF dhe UNFPA evidenton se duke qenë se teknologjia ka marrë zhvillim të madh. Kjo vihet re edhe në sjelljen e adoleshentëve. 13 % e fëmijëve e përdorin në mënyrë problematike dhe lidhet me shëndetin mendor dhe performancën akademike. Ne qëndrojmë në vendin e 4 për moshën 15 vjeç.

Përsa i përket vajzave, Shqipëria mban vendin e parë për përdorimin e rrjeteve sociale për të komunikuar me miqtë.

“Një gjetje tjetër e studimit është përdorimi i medias sociale për të patur kontakt te ngushtë me miqtë dhe këtu të rinjtë shqiptar janë renditur në vend të parë, por vajzat kanë një prevalencë të lartë të frekuentimit online të miqve të ngushtë. 51% e djemve dhe 64 % e vajzave i përdorin rrjetet sociale intensive”.

Krijimi i varësisë dhe përdorimi problematik i medias sociale po rritet nga viti në vit. Raporti thotë se  në vitin 2018 vetëm 7% të adoleshentëve kishin përdorim problematik të rrjeteve sociale, ndërsa tashmë ka arritur në 11%.

Në përgjithësi, 34% e adoleshentëve në Europë raportuan se luanin lojëra dixhitale çdo ditë dhe 22% raportuan duke luajtur për të paktën katër orë në një ditë lojërash. Djemtë prireshin të luanin më shpesh dhe për seanca më të gjata se vajzat.

Tv Klan