Ky është momenti i tmerrshëm kur një këmbësor 19-vjeçar përfundon rreth 15 metra në ajër, pasi përplaset nga një makinë. Sipas DailyMail, 19-vjeçari Ahmet Yousef vijon të ketë nevojë për fizioterapi intensive, një vit pas aksidentit të frikshëm që e la atë me pasoja për tërë jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Derbyshire të Anglisë, ndërsa në drejtim të Audit A3 qëndronte Haider Azad Mirza, 21-vjeç.

19-vjeçari po kalonte rrugën, kur automjeti që drejtohej nga Mirza erdhi me shpejtësi dhe e mori atë përpara, mbrëmjen e 5 Nëntorit të vitit të shkuar.

Në vend se të ndalonte, Mirza u largua me shpejtësi, duke e lënë të plagosurin në mes të rrugës. Në atë kohë, policia tha se viktima ishte me fat që ishte gjallë.

/tvklan.al