Ngjarja në Kurbin, 16-vjeçari arrestohet pak kohë pas ngjarjes nga policia

Rreth orës 18:00, në rrugën e fshatit Sanxhak, Kurbin, shtetasi A.L.,16 vjeç, banues në Kurbin, pas një konflikti të çastit ka plagosur me thikë shtetasin K.Gj., 18 vjeç, banues në Sanxhak ,Kurbin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e Policisë Kurbin dhe të DVP Lezhë, cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin A.L., cili ishte larguar nga vendngjarja.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al