Adoleshenti që i vodhi profilet në Twitter të famshmëve, pranon fajin për krimin


Adoleshenti që i vodhi profilet në Twitter të famshmëve, pranon fajin për krimin

13:16 19/03/2021

Një adoleshent amerikan është deklaruar fajtor për hakërrimin e disa llogarive të Twitter. Graham Ivan Clark ishte 17 vjeç kur vodhi profilet e personave të famshëm, duke përfshirë Kim Kardashian West, Kanye West, Elon Musk, Bill Gates dhe Barack Obama. Sipas një gjykate në Florida ai u dënua me tre vite burg. Deri më tani Clark ka kryer 229 ditë të këtij dënimi 3-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, ai do vuajë dënim edhe në një “Boot Kamp” një lloj institucioni korrektues për adoleshentët, ose një kamp trajtimi për të mësuar lloje të ndryshme të aftësive.  Atij gjithashtu do t’i ndalohet të përdorë kompjuterë pa leje dhe mbikëqyrje nga zbatimi i ligjit.

Në 15 Korrik të viti të kaluar, ai arriti të mashtronte përmes disa llogarive të të famshme që kishte arritur t’i vidhte. Clark i kërkonte ndjekësve të dhuronin bitcoin për disa projekte që kishin synimin të ndihmonin për pandeminë e Covid-19. Më shumë se 117,000 dollarë (84.200 £) u mblodhën përmes këtij mashtrimi. Avokati i Clark tha se paratë i janë dorëzuar autoriteteve për t’ja kthyer njerëzve që ranë pre e këtij mashtrimi.

Clark kishte imituar një anëtar të stafit të Twitter për të fituar akses në rrjetet e kompanisë dhe ka punuar me dy hakera të tjerë. Nima Fazeli, 22 vjeç, nga Orlando dhe Mason Sheppard, 19 vjeç, nga Bognor Regis, janë akuzuar për krime federale. /tvklan.al






Të ngjashme