Kur Cori Gauff lindi më 13 mars 2004, Venus Williams kishte fituar 2 herë Wimbledon dhe 4 Grand Slam, por në përballjen mes tyre fitoi adoleshentja.

“Jam e shokuar, falenderoj organizatorët që më dhanë mundësinë të luaj në kualifikuese. Nuk jam e befasur që kam fituar, nuk shikoj kë kam përballë, mundohem të jap më të mirën. Unë dua të jem më e suksesshmja e të gjitha kohërave”, u shpreh Gauff.

Një surprizë në turneun e famshëm në fushë me bar që në nisje. Cori Gauff shkëlqeu përballë kampiones, duke e mbyllur sfidën me 2 sete, 6 – 4, 6 – 4.

15-vjeçarja amerikane e ruajti qetësinë gjatë gjithë kohës, duke u treguar si një teniste me përvojë. Ajo aktualisht renditet në vendin e 313 në klasifikimin botëror, 269 pozicione më poshtë se Venus Williams.

Tv Klan