Adoleshentja që beson se çdo ditë është 11 Qershor

Adoleshentja që beson se çdo ditë është 11 Qershor

11:13 12/09/2019

Një adoleshente mendon se çdo ditë është data 11 Qershor, për shkak të një dëmtimi në tru. Mjekët janë të shqetësuar për rastin e 16-vjeçares Riley Horner, kujtesa e së cilës “riprogramohet” çdo dy orë.

Ajo thotë se amnezia e saj e ka tmerruar për faktin se nuk mund të krijojë më kujtime të reja.

Riley shprehet për kanalin WQAD: “Njerëzit nuk e kuptojnë. Është si një film… Unë nuk do ta kujtoj këtë (intervistën) në darkë. E di që është e vështirë për prindërit, po aq sa është edhe për mua”.

Gjimnazistja humbi kujtesën e saj gjatë një performance kërcimi para shkollës më datë 11 Qershor, pasi një student e goditi aksidentalisht në kokë./tvklan.al

Të ngjashme