Mijëra qytetarë të Tiranës kanë ndjekur nga afër një spektakël të veçantë ofruar nga pilotët e Red Bull X-Fighters. Sporti ekstrem me motorçikleta u rikthye në Tiranë pas 11 vitesh me 3 nga pilotët më të fortë të momentit.

Për afro një orë e 30 minuta publiku mbajti frymën teksa shihte nga afër figurat e rrezikshme që pilotët ekzekutonin në ajër. Adrenalina ishte në maksimum pasi edhe shkalla e vështirësisë së ishte e madhe aq sa duket si përjetimi i një çmendurie.

“Jam 35 vjeç dhe kam gjithë jetën që merrem me këtë sport. Është stërvitje e vazhdueshme me pasion dhe vendosmëri. Pra nuk është se jam i çmendur”.

“Dua të vazhdoj, të bëj sa më shumë evente të tilla. Nuk jam lodhur, dua të bëj sa më shumë gara, të udhëtoj, të ofroj spektakël në vende të ndryshme të botës”.

Tv Klan