I pakalueshëm në asnjë rast nga kundërshtari, ashtu si Van Dijk

Adrian Ismajli nuk është dribluar nga asnjë kundërshtar në këtë sezon me Empoli në Serie A. Qendërmbrojtësi shqiptar është i pakalueshëm në dyluftim dhe mes kampionateve më të rëndësishëm në kontinent, një paraqitje të ngjashme ka patur Virgil van Dijk i Liverpool.

Statistikat u publikuan nga faqja e specializuar Sofascore. Këto të dhëna tregojnë stabilitetin e Adrian Ismajlit në situata të tilla loje. Ismajli është aktivizuar në 14 ndeshje të Serie A këtë sezon.

Në klasifikimin e futbollistëve më pak të padribulueshëm në pesëshen e parë janë edhe rumuni Radu Dragusin, i cili në pjesën e parë të sezonit ishte me Genoa, francezi William Saliba i Arsenal dhe anglezi Ezri Konsa i Aston Villa.

Tv Klan