Adriatik Llalla është aktualisht kryeprokurori i Shqipërisë për një mandat 5-vjeçar. Emisioni “Opinion” ka sjellë mbrëmjen e sotme intervistën me kryeprokurorin duke u fokusuar tek profili, rruga e tij profesionale dhe disa çështje që lidhen me drejtimin e Prokurorisë.

Në fillim të intervistës së tij, në lidhje me postin e ri, Llalla u shpreh: Në fakt ishte vërtet befausese për mua. Unë ndodhesha në krye të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive, në momentin kur Presidenti i Republikës, zyra e Presidentit më njoftojnë që duhet të paraqitesha në Presidencë, për të diskutuar, domethënë takim me Presidentin. Takim gjatë të cilit, Presidenti parashtroi kërkesën e tij, nëse unë do të pranoja për të qenë Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë./tvklan.al