Ish kryeprokurori Adriatik Llalla dorëzoi nëpërmjet avokatit rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton dënimin me 2 vite burg për akuzën e “Mosdeklarimit të pasurisë” në tre raste.

Rekursi Llallës është regjistruar disa ditë më parë dhe nëpërmjet shortit, gjyqtari Ilir Panda është përcaktuar  relator i çështjes.

Ish kryeprokurori kërkon prishjen e vendimit të fajësisë dhënë nga dy shkallë të gjyqësorit, ndërsa ndodhet ende në arrati që prej shtatorit 2021. Më herët nëpërmjet avokatit, Llalla kërkoi edhe pezullim me të paktën 6 muaj, të ekzekutimit të vendimit me 2 vite burg për shkaqe shëndetësore.

Tv Klan