Trupa gjykuese do të kryesohet nga Nertina Kosova dhe anëtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla brenda pak ditësh do të nisë betejën me drejtësinë në dyert e Gjykatës së Apelit.

Shorti elektronik ka përcaktuar si anëtarë të trupës gjykuese Saida Dollanie dhe Dhimitër Lara dhe Nertina Kosova është kryesuese.

Por treshja gjykuese nuk kanë përcaktuar akoma datën dhe orën se kur do të nisë seanca në Apel. Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg dhe 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik nga Shkalla e Parë.

Llalla u gjet fajtor për veprën penale të fshehje të pasurisë për të paktën 3 episode. Nëse Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ish-Prokurori i Përgjithshëm do të prangoset në sallën e gjyqit, pasi vendimi i Apelit është i ekzekutueshëm.

Klan News