Në puntatën e kësaj të diele në emisionin “Historia e Fundjavës” në Klan Plus ka qenë e ftuar modelja Adrola Dushi. Së bashku me Arbër Hajdarin e “Fundjavë Ndryshe”, Adrola ka shpërndarë dhurata dhe ndihma të tjera për fëmijët në nevojë.

Adrola Dushi i është bashkuar Fundjavë Ndryshe në Shkurt të vitit 2016. Ajo ka vizituar disa familje, ku ka dërguar ndihma ushqimore dhe veshëmbathje, ndërkohë që ka blerë ilaçet për një të moshuar për një periudhë afatgjatë.

Mirela Milori: Si nisi bashkëpunimi juaj?

Arber Hajdari: Bashkëpunimi me Adrolën ka nisur që në 2016. Ishim në pothuajse fillimet e Fundjava Ndryshe, kur Fundjava kishte nevoja shumë të mëdha për njerëz publik të cilët mbështesnin këtë aktivitet dhe të krijonin atë frymën që është krijuar sor. Adrola është nga ata njerëz që ka padyshim kontributin e saj në Fundjavë Ndryshe, pjesë e kësaj nisme, qoftë dhe për sensibilizimin që ka bërë përmes rrjeteve sociale të saj, por edhe përmes ndihmë individuale që ka qenë pjesë. Siç e kemi thënë dhe më përpara, ky është një tren ku ka shumë njerëz dhe ka shumë zemra që janë pjesë dhe pothuajse nga të gjitha fushat e shoqërisë.

Modelja nga Rrësheni, Adrola Dushi, prej vitesh ka ndërtuar jetën dhe karrierën në Amerikë. Është bërë nënë në moshën 20-vjeçare, ka një djalë 7 vjeç të quajtur Troi. Ajo jeton në SHBA së bashkue me familjen. Në vitin 2012 u zgjodh Miss Universe.  /tvklan.al