UEFA detyron qipriotët të ndryshojnë orarin, spostohet në 19:00

Revolta e drejtuesve të Vllaznisë për orarin e ndeshjes së parë në transfertë përballë AEL Limmasol është dëgjuar nga skuadra qipriote dhe organi më i lartë i futbollit UEFA.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, dueli i Conference League do luhet në orën 19:00, rreth 2 orë e 30 minuta më vonë se sa orari i parashikuar më parë.  Përballja ishte vendosur të luhet në orën 16:30, ku pritej të kishte temperatura të larta që kapnin vlerat e 38 gradëve.

AEL informon tifozët që pas një vendimi të UEFA-s, ndeshja e së enjtes kundër Vllaznisë do të fillojë në orën 19:00 me orën tonë. Shitja e biletave do bëhet deri në orën 18:30”, thuhet në njoftimin e klubit qipriot.

Stadiumi qipriot  do të jetë i hapur për të pritur 75% të kapacitetit, teksa numri i tifozëve shkodranë do jetë tepër i kufizuar. Takimi mes AEL Limmasol dhe Vllaznisë është i vlefshëm për raundin e dytë të Conference League. Në fazën tjetër, fituesi i këtij çifti do përballet me fituesin e duelit, Qarabak-Ashdod.

Klan News