Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një lagje rezidenciale në San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar disa të vdekur.
Sipas mediave amerikane, kanë humbur jetën personat që ndodheshin në bordin e avionit.
Sipas autoriteteve lokale, aeroplani mbante në bord 8-10 persona, por nuk dihet numri i saktë se sa kanë qenë.
Zv/shefi i departamentit të zjarrfikëses, Dan Eddy, tha për gazetarët se dyshohet që avioni të jetë përplasur me një linjë elektrike, çka mund të ketë çuar në rrëzimin e tij. Megjithatë hetimet vijojnë.





Nga rrëzimi i avionit nuk ka persona të lënduar në lagjen rezidenciale. Viktima përllogariten vetëm në mesin e pasagjerëve të cilët kanë qenë në avion.
Aksidenti ajror ndodhi në lagjen më të madhe të banesave të ushtrisë amerikane. Avioni goditi të paktën një shtëpi, e më pas u dëmtuan 10 banesa të tjera dhe disa automjete.
Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore, staf mjekësor dhe zjarrfikësit.
Ndërkohë, banorët e lagjes u evakuuan.
/tvklan.al