Një aeroplan me rreth 17 pasagjerë në bord është rrëzuar mbi disa shtëpi në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas BBC, aeroplani u rrëzua në qytetin Goma pak pasi ishte ngritur nga aeroporti ndërkombëtar i qytetit. Guvernatori i rajonit tha se ka të vdekur, por nuk dha një numër të përcaktuar.

Shkaqet e rrëzimit të aeroplanit janë të paqarta. Autoritetet vendase pritet të nisin një hetim për këtë aksident ajror.

Aeroplani që u rrëzua është në pronësi të kompanisë private “Busy Bee”. /tvklan.al