Udhëheqësit e G7 apel Biden për të përshpejtuar evakuimet

Rreth aeroportit në Kabul situata bëhet më e vështirë nga dita në ditë pasi aty ka një turmë prej rreth 15 mijë njerëz që po vështirësojnë kalimin e atyre që kanë autorizimin për të udhëtuar. 

Në takimin urgjent online udhëheqësit e grupit te shtate shteteve me te industrializuara të botës në përbërje të G7 do t’i kërkojnë presidentit amerikan Biden për të pershpejtuar evakuimet ndërsa afati 31 Gusht po afrohet.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se qëllimi është që të shmanget një krizë humanitare me përmasa gjigante ndaj duhet një shtyrje të datës së tërheqjes së 6,000 ushtarëve amerikanë nga aeroporti i Kabulit.

Rreth 16,000 njerëz janë evakuuar nga Afganistani gjatë 24 orëve të fundit, sipas Pentagonit. Më shumë se 40,000 shtetas të huaj dhe afganë janë evakuuar që nga muaji Korrik nga territori afgan.

Klan News