Ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan

Nga Korça ku vijon takimet elektorale, Kryeministri Edi Rama tha se aeroporti i Kukësit do të nisë punën brenda pak ditëve. Ai zbuloi se avioni i parë që do të zbresë në këtë aeroport do të jetë ai i ‘Air Albania’, me ekipin e Kukësit.

“Aeroporti i Kukësit për pak ditë do të hapë dyert për uljen e parë të Air Albania-s me çunat e Kukësit që do vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe të përqeshjeve që më kanë bërë mua kur thoja që do bëjmë Aeroport në Kukës”, u shpreh Rama.

Më tej, Kryeministri tha se qeveria e drejtuar prej tij synon që ta bëjë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan.

“Ambicia jonë në vizionin e Shqipërisë 2030 dhe plani ynë i veprimit për 2021-2025 që është zbërthim konkret përmes hapash dhe masash konkrete për mishërimin e atij vizioni, është që ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan. Ta bëjmë Shqipërinë kampione të agroturizmit, në eksportet bujqësore, është plotësisht e mundur dhe jo vetëm është e mundur, por është një proces që tashmë ka hyrë në rrugën e realizimit që natyrisht do të kërkojë kohën e vet. Sepse nëse sot ne flasim për disa investime të mëdha në turizëm duke filluar nga investimi i madh në Durrës, ku do të investohet nga një nga kompanitë më të mëdha të botës për trasformimin e zemrës së Durrësit për një port turistik ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe”, theksoi Rama./tvklan.al