Kushdo që ka planifikuar të udhëtojë sot drejt Italisë me aeroplan, do të duhet ta anulojë.

Fluturimey nga Tirana drejt Italisë gjatë ditës së sotme janë anuluar për shkak të grevës që zhvillohet në shtetin fqinj.

Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se janë tre fluturime që do të anulohen sot.

“Njoftojmë të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë në datën 25 Nëntor nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas se për shkak të një greve në Itali fluturimet e mëposhtme do të anulohen.

Alitalia

Tirana – Rome (AZ583) – Roma – Tirana (AZ584)

Air Albania

Tirana – Rome (ZB2001) – Roma – Tirana (ZB2002)

Tirana – Milano (ZB2003) – Milano – Tirana (ZB2004)”, thuhet në njoftimin e aeroportit “Nënë Tereza”. /tvklan.al