Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar një video të projektit të aeroportit në Vlorë premton se shumë shpejt Shqipëria do të ketë linja direkte fluturimi me SHBA-në. Kreu i qeverisë shprehet se nga Vlorë do të flututohet drejt New Yurk-ut dhe anasjelltas.

Po ashtu premton dhe ndërtimin e Akademisë së Aviacionit nga ku do të dalin ekspertët dhe pilotët shqiptarë.

“Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë-New York dhe New York-Vlorë sepse “Fan Nolin” ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri.

Ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar Akademinë e Aviacionit që do prodhojë ekspertët shqiptarë e deri te pilotët“, shprehet Rama.

Më tej ai thotë se falë aeroportit do të rritet shumë turizmi në vend dhe Shqipëria nuk do ta ulë më kokën.

Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i vizitorëve do të rite eksponencialisht. Jam i bindur që vlonjatët do ndjehen edhe më krenarë, të huajit do ndjehen qysh muajin e parë të mrekulluar në këtë vend, të cilit Zoti ia ka dhënë të gjitha. Sot është koha që së bashku ta bëjmë Shqipërinë që të mos e ulë më kokën, por përkundrazi ta ngrejë lart e më lart“, dëgjohet të thotë Rama në vifeon e publikuar në mediat sociale./tvklan.al