“Nga 1 Korriku të gjithë qytetarët të cilët kanë pretendime për të marrë dëmshpërblim nga kompanitë e sigurimit për aksidente rrugore, nuk do t’i duhet që të presin pambarim nga agjencitë e sigurimit që të marrin pagesat. Një rregullore e miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vendosur afate të qarta për çdo rast.”

Me rregullat e sotme, palët të cilat përfshiheshin në një aksident automobilistik nuk mund të merrnin në kohë të saktë dëmshpërblimin nga ana e kompanive të sigurimit, ndërsa ndryshimet kanë bërë që afati i llogaritjes së pagesës të konsiderohet koha kur depozitohen dokumentet pranë agjencisë së sigurimit, ndërsa vetë kompanitë duhet të kthejnë përgjigje brenda 8 ditëve nëse e pranojnë apo refuzojnë kërkesën. Kjo për drejtorin e Mbikëqyrjes së Sigurimit do të bëjë që vetë këto kompani të mos interpretojnë afatet dhe të shkaktojnë vonesa për qytetarët.

Në vendimin e ri Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar një tabelë e cila evidenton çdo rast të humbjes së aftësisë në punë, në mënyrë që të palët e dëmtuara të përfitojnë shpërblimin në bazë të diagnozës së saktë që kanë.

Vlerat e dëmshpërblimit deri në 100 mijë lekë të rinj, të cilat konsiderohen të vogla, qytetarët duhet t’i marrin brenda 14 ditëve.

Tv Klan