Ministria e Energjisë ka pranuar kërkesën e bizneseve të mëdha për të shtyrë afatin ku ata do të detyrohen të sigurojnë vetë energjinë elektrike, deri në fund të qershorit të këtij viti.

Gjatë një takimi me bizneset, përfaqësues të kësaj ministrie thanë se asnjë biznes nuk rrezikohet të mbetet pa energji elektrike.

Nëse nuk arrin të sigurojnë dot energji, atëherë sërish do të jetë OSHEE që do t’ia shesë, por me një çmim të ndryshëm nga ai i sotmi.

Kompania e shpërndarjes ka përfunduar instalimin e matësve dhe tani pritet që të jetë enti rregullator, i cili do të marrë vendim për tarifat e reja të energjisë elektrike për këtë kategori biznesesh në raste që nuk do të gjejnë energji jashtë, të cilat do të jenë më të larta se aktualet.

Fillimisht janë 74 biznese që do të dalin në treg të lirë dhe në fund të 2017-ës listës do t’i shtohen dhe 6200 të tjerë./ TV KLAN