BSH vendos këtë javë nëse do të ketë shtyrje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të mblidhet këtë javë për të diskutuar dhe vendosur nëse do të ketë shtyrje të afatit të pagesës së kësteve të kredisë.

Pas vendimit të marrë në muajin mars dhe një urdhri të përbashkët të kryeministrit dhe guvernatorit për të pezulluar pagesën e kredive për 3 muaj për individët dhe bizneset e prekura nga kriza, duhet një tjetër udhëzim për shkak se afati përfundon në fund të këtij muaji.

Në bazë të deklaratës së guvernatorit, të bërë në konferencën për shtyp, pritet që shtyrja të bëhet për sektorët e biznesit më të prekur nga kriza e pandemisë së Covid-19, si turizmi dhe fasonët.

Tv Klan