Ekstremistët e djathtë të Alternativës për Gjermaninë (AfD) jo vetëm që hynë në Bundestag, por e bën këtë si partia e tretë më e madhë, me një rezultat surprizues prej 13.3% të votave.

Kur u formua në vitin 2013, qëllimi kryesor i AfD-së ishte kundërshtimi i i paketave të ndihmave të vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian si Greqia. Por me kalimin e kohës, ajo është bërë, para së gjithash, një parti anti myslimane dhe anti emigracioni, kauza për të cilat luftoi në fushatë.

AfD kundërshton plotësisht politikën mikpritëse të Kancelares Angela Merkel ndaj refugjatëve, veçanërisht atyre nga bota arabe. Partia kërkon të ndryshojë Kushtetutën e Gjermanisë për të hequr të drejtën e azilit dhe deportimin menjëherë të atyre që kërkojnë strehim në Gjermani pa patur parasysh se me çfarë rreziku përballen në vendet e tyre të origjinës.

Por analistët mendojnë se hyrja e AFD-së në Bundestag nuk dëshmon për një rritje të ekstremizmit në Gjermani. Ky rezultat u prodhua si pasojë e pakënaqësisë së gjermaneve me partite e tjera dhe tërthorazi i dha sukses populistëve thonë ata.

Si përfundim, AfD nuk mendohet se do të jetë edhe në të ardhmen forca e tretë në politikën gjermane. Kjo nuk shmang faktin që nga këto zgjedhje të nxirren disa leksione, të cilat do t’i duhen Kancelares Merkel për të riparë marrëdhëniet me Turqinë.

Tv Klan