11 vite burg është dënuar nga gjykata e Tiranës Kastriot Ismailaj. Biznesmeni akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda në aferën CEZ-DIA ku Ismailaj u akuzua se i vodhi buxhetit të shtetit rreth 5 milion dollarë. 

Në seancën me dyer të mbyllura, e cila zgjati rreth 3 orë u lexuan konkluzionet e mbrojtjes nga një avokat kryesisht. Kjo u kundërshtua nga biznesmeni, pasi dy mbrojtësit e tij ligjorë nuk ishin paraqitur dhe për këtë arsye kërkoi shtyrjen e seancës, por kërkesa u refuzua nga gjykata.

Gjithashtu gjykata vendosi të sekuestrojë 4 milion dollarë të Kastriot Ismailaj dhe kalimin e tyre në favor të shtetit. Prokuroria pati kërkuar 15 vite burg për të pandehurin, i cili kishte ngritur një skemë mashtrimi me mbledhjen e borxheve të kompanisë CEZ.

Kompania e tij DIA kryente mbledhje fiktive të borxheve, ndërsa nga buxheti i shtetit rimbursoheshin paratë e presepuzuara si të arkëtuara. Këto veprime Ismailaj i kryente me ish-drejtuesin e CEZ Josef Hajsek në Shqipëri për të cilin ka nisur një proces gjyqësor në mungesë në vendin tonë.

Tv Klan