Në një rrëfim ekskluziv për të përditshmen britanike “Daily Mail”, kushërirat e Rita Orës, Dorotea dhe Donjeta Sahatçiu, të cilat jetojnë në Kosovë, tregojnë se ndonëse në vogëli ishin shumë të afërta, gjatë viteve distanca mes tyre është bërë gjithnjë e më e madhe.

Madje Dorotea, sot 23 – vjeç tregon se për të parë Ritën si gjyqtare në X – Factor iu desh që të “luftonte” për t’u futur brenda.

Ajo rrëfen se rojet e sigurisë së këngëtares me famë botërore nuk e linin që të futej.

Sipas dy kushërirave, ato nuk flasin me Ritën prej 15 vitesh.

E megjithatë, duke komentuar zërat se Rita ka patur një marrëdhënie intime me Jay Z, kushërirat e mbrojnë atë me kërshëri, duke u shprehur se janë thashetheme dhe se ‘kjo është thjeshtë bota në të cilën bën tashmë pjesë Rita’.

Në shkrimin e gjatë dedikuar këngëtares, tabloidi britanik shkruan se 25- vjeçarja Rita Ora, e lindur në Prishtinë, së bashku me familjen e saj është detyruar të largohet nga Kosova në vitin 1991 për t’i shpëtuar persekutimit nga forcat serbe.

Pas largimit nga Kosova familja e saj u zhvendos në Britani duke humbur në këtë mënyrë edhe kontaktet me të afërmit.

Në vitin 2001 kur Rita Ora ishte vetëm 10- vjeçe së bashku me motrën dhe prindërit e saj janë rikthyer në Kosovë ku është ribashkuar më kushërirat dhe të afërmit e saj.

Daily Mail sjell edhe një foto ku dokumenton pikërisht këtë moment, Rita e ulur në një kafene modeste në Prishtinë së bashku me motrën Elena e cila ndodhet përballë saj dhe kushërirat./tvklan.al