Brataj: Shumica e të prekurve nga Delta, të pavaksinuar

Rritja e lehtë e të infektuarve me Covid është shoqëruar me shtim të numrit tëtë shtruarve në spital.

Javën e fundit të Korrikut, afërsisht 3 qytetarë pozitivë me Covid shtrohen çdo ditë në Spitalin Infektiv.

“Ka një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve. Edhe të të shtruarve në spital. Kjo rritje fiziologjike është e pritshme nga prania e virusit Delta që është përhapur më shpejt. Mesatarisht 3 shtrime në 24 orët e fundit”.

Gjatë Korrikut drejt 127 janë regjistruar 182 thirrje vetëm për Covid. Prej tyre, 86 persona janë shtruar në spital.

“Por për fat të mirë klinika dhe rastet e rënda nuk po i shkakton si variantet e mëpërashme. Sidomos tek ata të vaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar sëmundjen. 182 kanë qenë me Covid në Korrik dhe kanë përfunduar në spital 86 persona”.

Të infektuarit tashmë me Covid rezultojnë më shumë të prekur me variantin Delta, i cili zgjat më pak ditë si sëmundshmëri.

“Me Deltën ka një shfaqje më të shkurtër të simptomave nga 5-6 ditë në 3 ditë.  3-5 ditë më pak zgjat si sëmundje”.

Ekspertët rekomandojnë vaksinimin anti-Covid për të shmangur format e rënda dhe shtrimet në spital. Për këtë arsye autoritetet shëndetësore kanë caktuar që Gushti të jetë muaji i hapur i vaksinimit masiv për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Tv Klan