kandidatet-AfganistanNë Afganistan zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Gara zhvillohet mes dy kandidatëve, ish-ministrit të jashtëm Abdullah Abdullah dhe ish-ekonomistit të Bankës Botërore Ashraf Gani. Janë rreth 12 milion afganë me të drejtë vote që pritet ti drejtohen 6 mijë qendrave të votimit në të gjithë vendin.

Abdullah është favoriti për fitoren në zgjedhje. Në raundin e parë, ai siguroi një mbështetje 14% më të madhe se rivali i tij, duke marrë 45% të votave. Megjithatë në raundin e parë asnjë nga 8 kandidatët nuk arriti të sigurojë 50% e nevojshëm për t’u shpallur president.

Zgjedhjet janë konsideruar si të parat të lira e demokratike që pas tërheqjes së ushtrisë amerikane, pak muaj më parë. Presidenti Hamid Karzai nuk garoi në këto zgjedhje pasi ka konsumuar dy mandate presidenciale.

TV KLAN