Mësuesit, gazetarët dhe forcat e sigurisë janë të dytët në rradhë për të marrë dozën e parë

Afganistani bëhet shteti i rradhës që merr dërgesën e parë të vaksinave kundër koronavirusit, përmes programit COVAX. Vendi ka siguruar 500 mijë doza nga 3 milion që pritet t’i jepen falas.

Zyrtarët afganë të shëndetësisë thanë se programi COVAX, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave edhe në vendet në zhvillim, do të sigurojë vaksina për të mbuluar 20 për qind të popullatës 38-milionëshe të Afganistanit.

Sipas autoriteteve mësuesit e shkollave dhe universiteteve në të gjithë vendin do të merrnin dozën e parë  në fazën tjetër të fushatës së vaksinimit të vendit pas punonjësve shëndetësorë të vijës së parë, forcave të sigurisë dhe gazetarëve.

Vaksinimi në Afganistan nisi në fund të shkurtit, me një donacion të vaksinave nga India. Përfaqësues të COVAX-it kanë deklaruar se Afganistani është vendi i parë në rajon që merr vaksina nga ky program.

Afganistani besohet të jetë goditur rëndë nga pandemia gjatë vitit të kaluar, por testimi i kufizuar dhe kujdesi i dobët shëndetësor i kanë kufizuar kapacitetet e vendit për të ndjekur virusin.

Zyrtarisht, Afganistani ka regjistruar vetëm 55,894 raste me koronavirus dhe rreth 2,451 vdekje. Por, një sondazh i Ministrisë së Shëndetësisë, i realizuar në gusht të vitit të kaluar, ka vlerësuar se deri në 10 milionë njerëz, gati një e treta e popullsisë mund të jenë infektuar me koronavirus.

Klan News