Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin se kontinenti afrikan do të regjistrojë shumë herë më shumë vdekje sesa vendet e tjera të botës.

Drejtoresha rajonale për Afrikën Matshidiso Moeti është shprehur se Covid-19 po përhapet në shumë  qytete dhe mungesa e testeve si dhe pajisjeve mjekësore do e rrisë gjithnjë e më shumë shkallën e vdekshmërisë.

Afrika e Jugut ka më shumë se një të katërtën e njerëzve të prekur me Covid-19. Ndërkaq viktimat më të mëdha janë të raportuara në Kepin Lindor dhe Perëndimor.

Aktualisht Afrika, në total ka rreth 200,000 raste të të infektuarve dhe 5,000 vdekje. Sipas Moetit problematike situate paraqitet tek zonat e mbipopulluara ku mungesa e distancimit fizik nuk mund të ruhet .

Jo vetëm kaq por një pjesë e madhe e njerëzve në këtë kontinent vdesin edhe nga  shumë sëmundjeve të tjera si malaria, Ebola ejt.

Moeti gjatë koherencës të mbajtur në Gjenevë u shpreh se përhapja e koronavirusit rrezikon të shkatërrojë vendet në Afrikën Lindore, ku pasiguritë ushqimore mund të dyfishohen.

Bëhet fjalë për popullsinë e nëntë vendeve: Burundi, Xhibuti, Etiopia, Kenia, Ruanda, Somalia dhe Uganda.

Për shkak të ekonomive dhe infrastrukturës së dobët shëndetësore, ato shihen mjaft me rrezik për përhapjen e coronavirusit.

Klan Plus