Barcelona afroi pak ditë më parë, portierin e njohur polak, Wojciech Szczesny, pas dëmtimit të rëndë të Ter Stegen, i cili ka mbyllur sezonin.
Megjithatë 34-vjeçarit, i duhet të presë ende, për debutimin me katalanasit. Trajneri Hansi Flick, ka vendosur t’i besojë portierit Inaki Pena, për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Sevilla-s.
Tekniku gjerman ka besim te Pena dhe për këtë arsye e ka graduar titullar pas dëmtimit të Ter Stegen.
Megjithatë, Szczesny shihet si një ndihmesë e madhe te Barcelona, për shkak të eksperiencës së madhe që ka mbi supe dhe mund ta ndihmojë portierin tjetër të kalatanasve.
Ndeshja Barcelona-Sevilla është planifikuar të luhet ditën e diel, duke nisur nga ora 21:00. /tvklan.al