Tomini: Po vaksinohen shumica e atyre që kanë aplikuar tek e-Albania

Afro 8 mijë persona janë vaksinuar në ditën e parë të vaksinimit të hapur anti-Covid. Të martën në të gjithë Shqipërinë janë vaksinuar afro 12 mijë persona, shumica prej tyre kishin aplikuar tek e-Albania, ndërsa pjesa tjetër ishin qytetarë që merrnin paralelisht dozat e dyta të vaksinave.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini thotë se edhe në ditën e dytë të vaksinimit masiv për të gjithë grupmoshën mbi 18 vjeç po ecën me ritme të shpejta.

Ditët e hapura të vaksinimit mbi 18 vjeç do të funksionojnë çdo muaj. Janë 23 mijë persona që kanë aplikuar tek e-Albania për t’u vaksinuar.

Aktualisht për vaksinimin masiv po përdoret vaksina Coronavac, ndërsa për qytetarët me probleme shëndetësore po përdoret vaksina Pfizer dhe AstraZeneca.

Tv Klan