Të ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan kanë qenë Afrona Dika dhe Blero nga ku kanë ndarë momente dhe rrëfime nga historia e tyre e dashurisë. Prej 6 vitesh ata jetojnë në distancë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër për shkak të punëve dhe angazhimeve të tyre por takohen gjithmonë çdo 2-3 javë. Gjatë intervistës u shfaq edhe videoklipi i dasmës së tyre ku Blero i dedikoi Afronës një këngë mjaft të bukur dhe të ndjerë si dhuratë. Duke e parë Afrona emocionohet dhe shpërthen në lot, ajo tregon se nuk e ka parë ka kohë.

Rudina Magjistari: Shumë e bukur, kënga, videoklipi dhe kujtimi që keni nga dasma juaj.

Afrona Dika: Nuk e kisha parë motit.

Rudina Magjistari: Më pëlqen shumë fakti që ti thua nuk e këndoj këtë këngë askund tjetër.

Blero: Nuk e këndoj dhe as do e këndoj. Është e dedikuar vetëm për atë natë, vetëm për Afronën dhe do të jetë ashtu përgjithmonë. Është pronë në formën e autoritetit vetëm të Afronës.

Afrona dhe Blero kanë ndarë edhe momente nga dasma e tyre. Afrona tregon se gjithe ditën e dasmës ka medituar dhe në momentin që doli në altar ajo ishte mjaft e qetë dhe nuk u pushtua nga emocionet. Blero gjithashtu tregoi se ditën e tyre të dasmës ra tërmet, ai po qetësoheshe me shokun e tij të ngushtë në dhomë dhe në momentin e tërmetit mendoi se po i punon ndonjë reng shoku. /tvklan.al